4 gola në 3 ndeshjet e para, Bellingham barazon rekordin e Cristiano Ronaldos
Jude Bellingham bëhet lojtari i dytë në historinë e Real Madrid që shënon në tre ndeshjet e para me skuadrën kryeqytetase. Interesant është fakti se ashtu si Ronaldo, edhe Bellingham ka shënuar katër gola.
Britaniku është kthyer menjëherë në idhull për tifozerinë madrilene dhe aftësitë e tij në zonë, e bëjnë edhe më tërheqës. Trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se është pikërisht Bellingham zëvendësuesi i Benzema.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Bellingham do t’ia dalë të ruajë këtë vazhdimësi shënimi edhe gjatë kampionatit për të lënë kështu në hije Vinicius apo Rodrygo.
KOHA JONË SONDAZH

