4 shtete të Amerikës Latine kërkojnë të organizojnë Kupën e Botës në vitin 2030

Katër vende të Amerikës së Jugut mund të mirëpresin Botërorin e vitit 2030, teksa gara është nisur. Argjentina, Uruguai, Paraguai dhe Kili kanë bashkuar forcat për organizimin e 100-vjetorit të turneut më të rëndësishëm për kombëtare.

Të gjitha ndeshjet në Botërorin e parë u luajtën në kryeqytetin uruguaian, Montevideo. Finalja e vitit 2030 mund të luhet në të njëjtin stadium, Estadio Centenario.

Në Evropë kandidate janë Spanja dhe Portugalia për organizim të përbashkët, ndërkohë që disa ndeshje mund të luhen dhe në Ukrainë. Rivaliteti më i madh për ekipet latine, mund të vijë nga Arabia Saudite që po përgatit një fushatë të madhe. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?