FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Julio Cesar: Murinjo më tha se me një dorë prisja më shumë se Kasijas

Portieri Julio Cesar, aktualisht te Flamengo, zbuloi gjatë një interviste në programin “Seleção Sportv” se ka pasur një bisedë shumë interesante me Murinjon pas përfundimit të Kupës së Konfederatave 2013.

Brazili mundi 3-0 Spanjën, në “Maracana”, dhe Julio César u zgjodh si portieri më i mirë i turneut. Braziliani mori çmimin dhe fanellën e Kasijas, si shpërblim për atë që bëri. “Kur shkova në dhomën e zhveshjes pashë një mesazh nga Mourinho, që e kishte nisur në telefonin tim.

‘Ti je i çmendur. Është Kasijas, ai që do të duhej të merrte fanellën tuaj dhe e kundërta. Murinjo më thoshte edhe se unë, me një dorë të vetme, prisja më shumë se Kasijas. Atij i pëlqen gjithmonë të përplaset me lojtarët, që cilësohen si yjet e ekipeve, të cilat ai i drejton”, ka thënë Julio Cesar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?