50 milionë hamburger dhe 3 milionë litra birrë gjatë sfidës me Angli-Ukrainë

Tifozët anglezë pritet të mblidhen sot në vendin e tyre në grupe të mëdha për të ndjekur skuadrën kombëtare që luan kundër Ukrainës në Romë, për një vend në katër më të mirat e kontinentit.

Duke qenë se Italia ka vendosur rregulla strikte për tifozët nga ishulli, mbështetja për “3 Luanët” do të vijë nga distanca. Kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje bashkëkombësve të tij të bëjnë tifo duke pozuar para një flamuri gjigant para godinës së zyrës së tij në Londër.

Sipas mediave angleze, në të gjithë vendin parashikohet të konsumohen 50 milionë hamburger dhe rreth 3 milionë litra birrë, pasi tifozët do të mblidhen në parqe dhe lokale për të ndjekur ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak se në Angli varianti “Delta” i koronavirusit është bërë dominues, Italia ka deklaruar se do të lejojë në stadiumin “Olimpico” të Romës vetëm ata tifozë që kanë mbërritur në vend 6 ditë para ndeshjes, kanë qëndruar 5 ditë në karantinë dhe kanë një test negativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?