FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

6 skuadra të Superiores pa stadium, shumica me sytë nga “Elbasan Arena”

6 nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore nuk kanë një stadium të tyre për momentin që t’i zhvillojnë ndeshjet si pritës. Kukësi, Partizani, Dinamo, Teuta, Kastrioti dhe së fundmi Laçi duhet të gjejnë fushë tjetër. Përjashto Kastriotin që ka zgjedhur Kamzën edhe për këtë sezon, të tjerët duket se do të zgjedhin impiantin Elbasan Arena.

Pas mesit të tetorit, ku të mbarojë ndeshja me Poloninë, Partizani dhe Dinamo do të luajnë në “Air Albania”. Kukësi do të kthehet në stadiumin e tij, pasi punimet janë drejt fundit. Ende nuk dihet sa do të zgjasin punimet në “Niko Dovana” të Durrësit dhe Teuta të rikthehet të luajë aty. E njëjta situatë edhe për Laçin.

Tirana, Skënderbeu, Vllaznia dhe Egnatia janë katër skuadrat që kanë stadiumet e tyre, megjithatë, në ndeshjen e fundit në “Selman Stërmasi” u vu re se tapeti ishte dëmtuar shumë dhe shumë shpejt edhe mund të ndërrohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?