9 futbollistët që janë kthyer në yje nën drejtimin e Jugen Klop
Jurgen Klopp është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë. Strategu gjerman ka një stil të veçantë se si përgatitë skuadrën për një ndeshje futbolli, nuk ka aspak stil të lojës mbrojtëse. Klop ka shndërruar shumë lojtarë në yje për të cilët në ditët e sotme flitet shumë.
Mats Humels- Iu bashkua Dortmundit nga Bajerni ndërsa kaloi shtatë sezone në ‘Signal Iduna Park’ para se të kthehej përsëri në klubin e fëmijërisë.

Mario Gotze- Shkëlqeu nën urdhëratë e Jurgen Klop, ndërsa kur u kërkua nga Bajerni nuk hezitoi dhe kaloi te bavarezët dhe më pas në takimin e zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave në Dortmund ai shënoi kundër ‘Milionerëve’.

Felipe Kutinjo- Pas ardhjes së Jurgen Klopit te Liverpool u bë edhe më i mirë se që ishte nën urdhrat e Brendan Roxhers. Braziliani u shit për te Barcelona në merkaton e janarit.

Shinja Kagava- Është lojtari tjetër që shkëlqeu me Klopin, ai shënoi 12 gola në 28 ndeshje në sezonin e tij të parë te Dortmundi duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, me Junajtid që fitoi shërbimet e tij.

Roberto Firmino- Erdhi me shumë bujë në kohën e Roxhers, por ai nuk arriti të nxjerrë më të mirën nga braziliani. Klopp arriti që ta shndërrojë brazilianin në njërin nga lojtarët kyç të Liverpulit.

Ilkay Gundogan- Ishte numri ‘8’ më i mirë në Evropë gjatë kohës së tij te Dortmund me Klopin që arriti ta shndërrojë atë në një mesfushor shumë të mirë. Tani Gundogan është pjesë e Man Sitit.

Marko Rojs- U transferua nga Klop te Dortmund në vitin 2012, por ishte pafat pasi pësonte vazhdimisht lëndime. Gjatë periudhës kur ishte shëndoshë e mirë ai shkëlqente në fushë duke qenë njëri nga anësorët më të mirë në botë.

Robert Levandovski- Ishte afër që t’i bashkohej Blekburnit në vitin 2010, por kaloi te Dortmundi i Klopit në atë kohë e më pas u bë njëri nga sulmuesit më të frikshëm në botë, duke ia shënuar Realit 4 gola në një takim në Champions League.

Mohamed Salah-I cili kaloi verën e kaluar te Liverpul me kërkesën e Jurgen Klop që e dëshironte me çdo kusht në skuadër anësorin egjiptian. Që në sezonin e parë ka marrë vëmendjen kryesore pasi po kalon një sezon fantastik duke realizuar 28 gola vetëm në Premier League. Në intervistat e fundit egjiptiani ka falenderuar Klopin për formën e tij fantastike.

KOHA JONË SONDAZH

