FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

97-vjeçarja i shkruan Cristiano Ronaldos, portugezi i përgjigjet menjëherë

Nëna Lucia është 97 vjeç dhe ka një pasion të madh për Juventusin, por në veçanti për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ditët e fundit i ka bërë një surprizë që e ka bërë shumë të lumtur. Ai i ka dërguar një kartolinë me nënshkrimin e tij ku i shkruan “para nonna Lucia”, e përkthyer në shqip “Për nëna Lucia-n”.

Historia, e treguar nga disa gazeta lokale në Breshia, tregon për zonjën Lucia Timi, e cila jeton në një azil pleqsh në Pralboino, një qytet i vogël në krahinën e Brescias. Nëna Lucia, një ish-publiciste në pension, kishte kërkuar prej kohësh t’i shkruante futbollistit portugez. Pas pushimeve të Krishtlindjeve, stafi i shtëpisë së pleqve e ndihmoi të shkruante një letër që u dërgua më 10 janar në klubin e futbollit të Juventusit në Torino.

Ajo letër ishte një ndër të shumtat letra apo email që shkojnë çdo ditë për kampionin portugez dhe mbesin pa përgjigje. Por, më 17 janar, zonja e vjetër ka marrë një surprizë që e bëri jashtëzakonisht të lumtur: një kartolinë me autografin e Ronaldos, shoqëruar me simbolin e Juventusit dhe të ngjyrave të klubit bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjest i bukur i Ronaldos, i cili i ka plotësuar një dëshirë të madhe nënës së moshuar. Tani super-tifozja është bërë e njohur, duke kujtuar kohët kur shkruante artikuj të ndryshëm në gazeta. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?