A do luajë Nojer në Botëror? Hejkens i surprizën të gjithë me përgjigjen e tij

Manuel Nojer po shkakton ankth në kampin gjerman. Edhe pse nuk ka luajtur që prej shtatorit, Hejkens beson se portieri do të jetë gati për t’iu bashkuar kombëtares gjermane në turneun rus.

“Gjërat duken mirë për Manuel. Qëndroi në portë ndërsa po kryenim stërvitje në aksionet sulmuese të enjten dhe po bën pa problem gjithçka që një portier modern duhet të bëjë në fushën e lojës.

Jam optimist që ai do të arrijë të marrë pjesë në kampin stërvitor të kombëtares. Javën e ardhshme do të dimë me siguri nëse do të jetë në gjendje të luajë në Berlin (finalen e DFB Pokal). Por nga ajo çka kam parë sot, kam besim”, tha strategu gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?