FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A do të largohet Ronaldo nga Juventusi? Ja si përgjigjet drejtori i ri sportiv!

Një ndër çështjet më të diskutuara ditët e fundit është e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Drejtori i ri sportiv i bardhezinjve, Federico Cherubini ka folur për të ardhmen e portugezit në Torino.

“Nuk ka pasur asnjë sinjal për transferimin e tij në ndonjë vend tjetër, as edhe nga Juventusi. Po flasim për një futbollist që me fanellën e Juves në sezonin e fundit ka shënuar 44 herë në 36 ndeshje. Jemi të lumtur që Ronaldo pasi të përfundojë periudhën e pushimit do të mund t’i bashkohet menjëherë ekipit”, ka thënë Cherubini.

Një deklaratë që tregon edhe njëherë se Cr7 me shumë mundësi do të vijojë që të mbetet pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ri, madje ka zëra edhe për një rinovim të mundshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?