A është penduar që zgjodhi Shqipërinë dhe jo Kosovën? Si përgjigjet Xhaka

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka zgjodhi kombëtaren shqiptare të futbollit në raport me atë të Kosovës.

Në një intervistë të tij për ‘Blick,’ ai është pyetur nëse është bërë pishman për zgjedhjen e bërë.

“Jo, nuk jam penduar. Por më vjen mirë për Kosovën. Ata po kalojnë një periudhë të mirë, kanë shumë eufori dhe ekipi ka shumë talent”, tha Xhaka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai ka thënë se dëshiron që ta mbyllë karrierën e tij tek Bazeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bazeli është klubi i zemrës time, këtu jam në shtëpi, këtu ndjehem mirë. Unë mendoj të mbetem pjesë e klubit edhe pasi të mbyll karrierën time. Të bëhesha rekordmeni i Bazelit do të ishte një ëndërr që bëhet realitet për mua”, tha Xhaka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?