Abazaj flet si lojtar i Anderlehtit: Me punë dhe fat ja dal, kam folur me trajnerin

Kristal Abazaj gjatë kësaj javë ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me gjigantët belgë të Anderlehtit, duke hedhur një hap mjaft të madh në karrierën e tij sportive. Për ta festuar, sulmuesi i Luftëtarit shënoi një super gol në Shkodër, ndaj Vllaznisë, ndërsa më pas foli edhe për aventurën që e pret në Belgjikë. “Kam folur pak me trajnerin e Anderlehtit, duke i thënë se do ta kem pak të vështirë ritmin, pasi vij nga kampionati shqiptar. Ai më tha se do të më ndihmojë, duke filluar që nga data 1 qershor, kur fillon grumbullimi dhe më tregoi se kishte studiuar mirë ndeshjet e mia.

Unë isha në stadium dhe pashë ndeshjen kundër Klab Bryzh, ndërsa besoj se me shumë punë dhe me pak fat, mund të arrij shumë. Ishte një kampionat me një nivel shumë të lartë fizik, por që linte edhe shumë hapësira, gjë që nuk ndodh në Superiore, pasi skuadrat ngjeshen më shumë. Luftëtari në Europë? Anderlehti do të luajë në Champions edicionin e ardhshëm, ndaj Luftëtari nuk do ta ketë këtë mundësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?