Abazaj: Goli i parë aksidental, të dytin e mendova mirë …
Kristal Abazaj ka treguar edhe njëherë sot se në Kategorinë Superiore bën diferencën me të tjerët. Sulmuesi tropojan shënoi dy gola në fitoren 2-1 ndaj Flamurtarit, teksa pas ndeshjes ka komentuar dhe mënyrën e golave.
“Goli i parë ishte aksidental, por atë të dytin e mendova mirë, pasi pashë portierin në vendosje dhe pasi komunikova me Ramadanin, e provova. Për fat të mirë e dërgova topin në rrjetë dhe kjo është gjë e mirë për të rritur besimin.
Xhelozi në ekip? Nuk besoj dhe nuk shoh një gjë të tillë. Si unë, edhe Dejvi kemi prioritet të çojmë skuadrën te fitorja, pa menduar se kush e dërgon topin në rrjetë.
Këpuca e Artë? Ajo është diçka e mirë, veçanërisht në këtë moshë, por nuk besoj se kjo është me rëndësi për mua. Primare janë rezultatet e ekipit dhe unë përqendrohem t’i shërbej skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

