Abazaj i papërmbajtshëm, dy gola në pjesën e parë ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Luftëtari e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë ndeshjen e javës së 31-të ndaj Flamurtarit. Protagonist absolut ka qenë Kristal Abazaj me dy gola të shënuar.

Sulmuesi i gjirokastriteve shënoi vetëm pas 40 sekondash golin e parë. Top i gjatë drejt zonës së Flamurtarit, Nurkoviç gabon në largimin e topit dhe e përplas te Musta me sferën që kthehet drejt rrjetës. Gjithçka e lehtë për lojtarin e vendasve që shtyn më pas topin në rrjetë. Në minutën e 33-të, Abazaj shënoi një super gol nga goditja e dënimit, në një pozicion shumë të vështirë, duke habitur portierin e vlonjateve.

Ndeshja tjetër Lushnja-Partizani është mbyllur pa gola në pjesën e parë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?