FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abazaj kalon me sukses vizitat mjekësore me Anderlehtin (VIDEO)

Një udhëtim blic në Belgjikë, për të mbyllur formalitetet e fundit përpara se të kualifikojë Luftëtarin në Europë dhe më pas të transferohet te Anderlehti. Kristal Abazaj kaloi me sukses vizitat mjekësore në skuadrën e tij të re.

Testet fizike në qendrën shkencore të Anderlehtit u shoqëruan me prova rezistence dhe shpejtësie, me pjesëtarët e stafit mjekësor të klubit që mbetën dukshëm të kënaqur nga ylli kuqezi. Përveç vizitave mjekësore, paraqitja në ekipin e ri shërbeu edhe për burokracitë rreth lejes së punësimit, një procedurë e nevojshme për të luajtur në ligat europiane.

Klubi mbretëror njoftoi kalimin me sukses të testeve nga Abazaj, por kjo nuk është surprizë për vetë forcën që zotëron 21-vjeçari. Më tepër një proçedurë rutinë, ku vlerësohet gjendja aktuale e futbollistëve, e që njëkohësisht shërben edhe për të kuptuar marxhin e përmirësimit në të ardhmen, që në rastin e sulmuesit duket tejet i madh. Abazaj është blerë nga klubi belg për shifrën e 750 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?