Abazaj: Kombëtarja një ëndërr, Lila na ka ndihmuar të ambientohemi

Kristal Abazaj ka marrë për herë të parë ftesë nga Panuçi pas formës së shkëlqyer që po tregon këtë sezon në kampionat. Sulmuesi i talentuar është shprehur i lumtur për ftesën, të cilën e cilësoi si një mundësi të mirë për të treguar vlerat e tij.

“Unë kam qenë pjesë e Shpresës dhe e prisja ftesën, por kur e morëm vesh që erdhi për kombëtaren A ishte një ndjenjë e papërshkueshme. Ndihem shumë i vlerësuar. Çdo lojtarë ka synim për të luajtur në Kombëtaren A, dhe kjo ishte si një ëndërr.

Rivaliteti me Gavazaj? Konkurrenca bën mirë në çdo skuadër, të impenjon. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë ndoshta kanë një ritëm më të lartë, por s’mund të them se kanë ndonjë avantazh tjetër. Nuk kemi biseduar me trajnerin, por e dimë se çfarë kërkon Panuçi. Seanca e parë ishte më shumë për t’u njohur me ekipin. Ne u munduam të jepnim 100%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse vijon të luash në ritme të larta, sigurisht që ke më shumë mundësi për të vijuar edhe jashtë Shqipërisë. Andi, Etriti, Mërgimi na kanë ndihmuar shumë që të përshtatemi. Luajmë apo jo ky vendim i përket trajnerit. Po të punosh i ke dyert e hapura në kombëtare.”, ka thënë Abazaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?