Abazaj: Në fillim nuk më besohej, ëndërroj të luaj për Milanin dhe Realin

Kristal Abazaj pas transferimit të Anderlehti, është kthyer në personazhin kryesor në futbollin shqiptar. Në verë numri 7 i Luftëtarit do të festojë 22-vjetorin e lindjes në tokën belge në fazën përgatitore me klubin më të rëndësishëm, Anderlehtin. Një realitet tjetër të cilin vetë Kristali ende nuk beson se po e përjeton.

“Është diçka tjetër. Në fillim nuk më besohej se ku po shkoja. Kur bëra vizitat mjekësore e kuptova ku isha. Është një Real Madrid i dytë. Është një pikënisje, pasi do të jetë një trampolinë për të shkuar më tej. Jam tifoz i Milanit dhe i Realit të Madridit dhe në këto momente shoh që ndoshta mund të arrij te Milani.

Ëndrra ime ka qenë Kombëtarja, jam grumbulluar, por kur të debutoj do të them që ëndrra është bërë realitet. Këshilla ime është të punojnë sa më shumë. Do t’u thonë një herë, dy herë që nuk bëjnë, por me besim mund të arrijnë gjithçka. Disa trajnerë nuk më kanë vlerësuar, por kjo më bëri më të fortë. Kam vuajtur për të arritur deri këtu, nuk e kam patur rrugën të shtruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urimi i Liçajt ishte më i veçanti, – ‘ia hodhe fukarallëkut’, –  më tha. Si gjithmonë, Liçaj me komentet e tij pikante. Këto 7 ndeshje janë finale, jam i përqendruar për të arritur Europën me Luftëtarin”, tha Abazaj në intervistën për Super Sport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?