Abrashi, Gashi, Balaj e Lila, “kuqezinjtë shpërthim” golash në Europë

Pas fitores me kombëtaren, kuqezinjtë vijojnë të shfaqen vendimtarë me klubet e tyre respektive. Pas Ledian Memushajt që shënoi për Pescara në Seria B të premten, të tjerë futbollistë shqiptar gjetën rrugën e rrjetës. Amir Abrashi realizoi golin e avantazhit të dyfishtë në fitoren 5-0 të Grasshopersit në transfertë ndaj Sionit duke ndihmuar skuadrën e tij të koleksiononte një fitore shumë të rëndësishme në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Superligës zvicerane. Ky ishte goli i tretë sezonal për Abrashin dhe i dyti në kampionat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, që realizoi golin e fitores ndaj Armenisë, 2-1, ka shënuar sërsish dy gola te Bazeli i tij pas kthimit në Zvicër, në fitoren tenistike 6-0. Sulmuesi realizoi gol në sfidën që ekipi i tij po e luan kundër Araus në Superligën zvicerane të futbollit. Gashi e shënoi golin e tretë të skuadrës në minutën 21 dhe të 6-in në pjesën e dytë. 

Por një gol edhe më të rëndësishëm shënoi Andi Lila, në Seria A. Mbrojtësi kuqezi i realizoi ekipit të Interit, në barazimin 1-1 të Parmas. Edhe pse pa shpresa mbijetesa, Lila shënoi në fund të pjesës së parë në portën zikaltër, duke i dhënë një pikë morali ekipit të tij. Ishte goli i dytë i Andi Lilës me fanellën e Parmas, në Seria A. 

Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj ka arritur të shënojë gol për ekipin e tij kroat, Rijeka në takimin kundër ekipit më të mirë të kampionatit kroat, Dinamo Zagrebit, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit kroat. Futbollisti realizoi në minutën e 31-të të takimit, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Rijekës. Në pjesën e dytë Dinamo e Zagrebit barazoi me anë të Pjaca dhe kaloi në avantazh në minutën e 88′ falë Sigalit, por në minutat shtesë Rijeka barazon rezultatin me anë të Radoseviç i cili vulosi fatin e këtij takimi në 2-2. Ky ishte goli i 4 i Balaj me fanellën e Rijeka, që  e sheh veten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 53 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Cana, Lenjani, Berisha, Basha, Ujkani, në stol

Por përveç shfaqjes pozitive të disa nga lojtarët kuqezi, ka pasur një anë tjetër medalje. Kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, dhe portieri Etrit Berisha nuk janë aktivizuar titullarë në fitoren e Lacios, 3-1 ndaj kaluarit, në ndeshjen e fundit të Seria A. As ish-portieri i kombëtares sonë, Sajmir Ujkani, që përfaqëson Kosovën, nuk luajti ndaj Milan, në ndeshjen e djeshme me Palermon. Skuadra e tij humbi 2-1 përballë kuqezinjve të Inzaghit.  Edhe Migjen Basha i Torinos nuk është aktivizuar në radhët e skuadrës së tij,q ë fitoi në transfertë ndaj Atalantës, 1-2. Ndeshja kryesore e Seria A, mes Romës e Napolit u mbyll me fitoren 1-0 për vendasit, që blinduan vendin e dytë, duke qenë më afër zonës Champions.  Juventus luajti në mbrëmje me Empolin, ku titullar për vendasit në mbrojtje ishte Elsied Hysaj që bëri sërish një paraqitje të mirë. Edhe Emir Lenjani pas kalimit tek Rennes në Francë, nuk u aktivizua në ndeshjen e djeshme me Lorient. Skuadra e tij fitoi bindshëm që në pjesën e parë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?