Agjenti i Courtois kërkon që Chelsea të lërë të lirë portierin

Menaxheri i portierit belg, Thibaut Courtois, kërkon që klubi i Chelsea-t të lejojë që të bëhet realitet ëndrra për kalimin e gardianit te Real Madrid. Blutë e Londrës kanë refuzuar që të futen në diskutime me madrilenët, të cilët janë ndalur në shifrën e 50 milionë eurosh.

“Ne ua kemi bërë të qartë pozicionin tonë drejtuesve të Chelsea-t, që nuk kemi ndërmend të rinovojmë kontratën. Ata duhet të pranojnë ofertën e Realit, që është e konsiderueshme dhe të lejojnë që Courtois të bëjë ëndrrën realitet. Në të kundërt, duhet të dinë se po mbajnë një lojtar pa dëshirë dhe motivim në skuadër dhe se do ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme”, tha menaxheri i belgut.

Londinezët kanë mbyllur dyert e madrilenëve, me shpresën për ndonjë tjetër oferte tjetër të mirë, por Reali nuk kërkon të shpenzojë asnjë cent më tepër. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?