Agjenti i Hysajt: E ardhmja te Napoli do të varet nga Sarri!

Elseid Hysaj është një nga pikat e referimit te Napoli, pavarësisht moshës së tij të re. Nën drejtimin e Sarrit lojtari shkodran është rritur ndjeshëm profesionalisht, duke qenë i paprekshëm në formacionin e trajnerit dhe duke fituar besimin e tij. Në verën e vitit 2015, trajneri i të kaltërve e kërkoi me ngulm nga Empoli, ndërkohë që tashmë për të ka oferta nga klube të mëdha, mes tyre dhe Bajerni i Mynihut.

Agjenti i tij, Mario Xhiufredi ka folur për të ardhmen e futbollistit shqiptar në rast se do të largohet Sarri në verë:

“E ardhmja e Hysajt varet shumë nga ajo e Sarrit, që e konsideroj trajnerin më të mirë në botë. Nëse Sarri konfirmohet kjo gjë mund të ndodhë edhe me Hysajn edhe pse merkatoja mund të sjellë surpriza në çdo moment, të paparashikuara në bazë të ofertave që do të vijnë. Unë kam ndjesinë që trajneri do të qëndrojë, ndoshta edhe Elseid…”, u shpreh Mario Xhiufredi, në një deklaratë për “Sky Calcio”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?