Agjenti i Hysajt në Angli, tre klube të mëdha gati të paguajnë klauzolën
Rendimenti i Elseid Hysajt ka qenë gjithmonë i padiskutueshëm, gjithmonë protagonist në sezonin e jashtëzakonshëm me Napolin. Mbrojtësi shqiptar ka një klauzolë prej 50 milionë euro, dhe nëse një klub interesohet për të, duhet që të paguajë pikërisht këtë shumë.
Menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi, sipas mediave italiane, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka organizuar disa takime me përfaqësues të Çelsit, të cilët po këmbëngulin për kartonin e klientit të tij shqiptar. Xhiufredi u shpjeguar londinezëve se për 24-vjeçarin nga Shkodra janë shumë të interesuar Mançester Junajtid, që shpreson të largojë në verë italianin Darmian, dhe Liverpuli.
Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për takime mes menaxherësh, pasi për momentin Hysaj është i përqendruar në sprintin final të sezonit në tentativën për të zbritur nga froni i Serinë A Juventusin. Për presidentin De Laurentiis, Hysaj mbetet një “xhevahir” i paçmueshëm si për objektivat sportivë dhe për ato financiarë. Pas përfundimit të sezonit, duket qartë se do të ketë ankand mes klubeve më në zë në Premier League, por jo vetëm, për shërbimet e mbrojtësit anësor shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

