FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Hysajt zbulon sekretin e shpërthimit të shqiptarit ndaj Lacios

Elseid Hysaj është rikthyer sërish që të tregojë vlerat e tij, teksa të shtunën shkëlqeu në fitoren e thellë ndaj Lacios.  Menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi, ka bërë një batutë sot në një intervistë për “Radio Goal”.

“Mendoj se Hysaj ka treguar se mund të bëjë ndeshje të mëdha edhe në fazën ofensive, si ajo e të shtunës ndaj Lacios. Ndoshta me bardhekaltrit edhe e teproi me sulmin, në ndeshje të tjera ishte i përqendruar më shumë në fazën mbrojtëse. Unë pastaj i bëra një batutë, pasi ka ndërruar këpucët. Ndoshta rendimenti i tij i madh është pikërisht meritë e kësaj”, tha Xhiufredi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?