Agjenti i Lautaros: Tani është i lumtur tek Interi pasi firmosi rinovimin!
“Së bashku e bëmë Lautaron dhe familjen e tij të lumtur. Ai gjithmonë donte të qëndronte te Interi”, kështu u shpreh sot Alejandro Camano, agjenti i sulmuesit të Argjentinës.
23-vjeçari kishte oferta nga Tottenham dhe Atletico Madrid, për të dyja u refuzuan dhe u vendos për zgjatjen e bashkëpunimit në Milano.
Në ditët në vijim Interi do e bëjë zyrtare dhe do tregojë detajet e këtij rinovimi, por mediet parashikojnë se Lautaro do rinovojë deri në verën e vitit 2025 me pagë prej 5.8 milionë eurosh në sezon, plus bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit.
KOHA JONË SONDAZH

