Agjenti i Mitajt: Shqipëria mund të jetë si Maroku në Botëror nëse shkon në Europian

Dy ndeshjet fantastike të Kombëtares sonë ndaj Çekisë ku morëm një barazim 1-1 dhe më pas fitorja 2-0 ndaj Polonisë nuk janë kaluar pa u vënë re nga shumë agjentë.

E pikërisht duke ngelur te ta, agjenti i Mario Mitaj, Silvio Pagliari shfrytëzoi pauzën e Kombëtareve për të ndjekur nga pranë kuqezinjtë në transfertën në Çeki, me qëllimin për të parë dhe lojtarë të tjerë veç mbrojtësit.

“Ndoqa ndeshjen Republikë Çeke-Shqipëri, kishte shumë futbollist të fortë. Shqipëria nëse do të shkojë në Europian, mund të jetë si Maroku në Botërorin e futbollit. Në nivelin ndërkombëtarë është ribalancuar shumë”, deklaroi agjenti që është shumë optimist për të ardhmen e kombëtares kuqezi. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?