Agjenti i Ronaldos: I lumtur për transferimin, Cristiano mbyll karrierën me Juven!
Arkitekti i transferimit të shekullit është ai, quhet Jorge Mendes dhe ka atributet e babait të Cristiano Ronaldos, edhe pse nuk e lidh asgjë biologjikisht me futbollistin portugez. Agjenti i fituesit të “Topit të Artë” u shpreh i kënaqur për mënyrën sesi shkuan tratativat, që çuan lojtarin e përfaqësuar prej tij te Juventusi.
“Jam shumë i lumtur për Cristianon dhe besoj se Juventusi do jetë klubi i tij i fundit. I lumtur që Ronaldo mori këtë vendim, pasi me këtë skuadër do të mbyllë karrierën e mrekullueshme. Falënderoj në mënyrë të veçantë presidentin Andrea Agnelli për vendosmërinë në tratativat me Realin e Madridit”, tha agjenti i lojtarit luzitan.
Prokuratori i atij që është fitues i “Topit të Artë” dhe kandidat për ta rifituar, do të marrë rreth 25 milionë euro, si kosto ndërmjetësimi, ndërsa Cristiano Ronaldo do të paguhet rreth 30 milionë euro në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

