Agjenti i Theo Hernandez: Mund të qëndroj gjithmonë te Milani

Agjenti i mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez ka folur për të ardhmen e futbollistit francez.

“Çdo lojtar ka një skuadër tek e cila gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Theo që kur ka arritur në Milano, është ndjerë i vlerësuar si nga Maldini dhe Massara ashtu edhe nga i gjithë ambienti dhe tifozët”, tha agjenti.

Quilon madje nuk e përjashton mundësinë që mbrojtësi francez të qëndrojë gjithë karrierën e tij në Milano.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është rritur shumë në “San Siro”, është i lumtur me qytetin, nëse skuadra vazhdon të rritet njësoj si ai, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të qëndrojë gjithmonë këtu. Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë, por Theo është shumë i lumtur këtu”, deklaroi Quilon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?