Agollit nuk i pritet, zbret menjëherë në stërvitjen e ekipit të ri
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli ka mbërritur në Amerikë dhe është bashkuar me skuadrën e New York Cosmos, ku ka nisur edhe stërvitjen e parë me klubin e ri.
Skuadra e re e 36 vjeçarit militon në Ligën e dytë të futbollit amerikan. Më parë te ky klub janë aktivizuar edhe legjenda të futbollit botëror, si Beckenbauer dhe Pele, madje ky i fundit është akoma president nderi në këtë klub.
Agolli u nda mes lotëve nga Qarabak, ku gjatë karrierës 9 vjeçare arriti shumë suksese dhe la një emër të mirë. Me Qarabak, Agolli fitoi 4 tituj kampion, 3 Kupa të Azerbajxhanit dhe pjesëmarrje intensive në Kupat e Europës.
KOHA JONË SONDAZH

