Aguero mbyll sezonin, operohet dhe tashmë rrezikon Kupën e Botës
Nuk kanë të sosur problemet për Argjentinën në prag të Kupës së Botës. Lajmi tjetër i keq vjen nga Anglia, pasi Serxhio Aguro nuk do të luajë më këtë sezon të Premier League pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.
Aguero, i cili udhëtoi në Barcelonë për t’u konsultuar me Dr. Ramon Cugat javën e kaluar, ka rregulluar problemin që kishte në menisk. Sulmuesi u rikthye gjatë humbjes 3-2 të Sitit nga Juanjtid 10 ditë më parë pasi humbi katër ndeshje për shkak të dëmtimit.
Ai ndjeu dhimbje gjatë ndeshjes dhe pretendoni se nuk mund të vraponte në 23 minutat që luajti ndaj Liverpul në Champions League. Stafi mjekësor i klubit vendosi që Aguero të operohet këtë javë dhe 29-vjeçari është i bindur se do të jetë shëruar kur të vijë Kupa e Botës. Trajneri Sampaoli i Argjentinës është në ankth për gjendjen e sulmuesit, i cili ishte projektuar në listën për Kupën e Botës.
KOHA JONË SONDAZH

