FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmataj: Për fat s’ishte ndeshja e fundit, na penalizoi mungesa e Plakut

Julian Ahmataj nuk e bën dramë barazimin ndaj Luftëtarit, edhe pse skuadra e tij tashmë rrezikon shumë në luftën për mbijetesë. Trajneri i Kamës është shprehur se mungesa e Sebino Plakut ndikoi në rezultatin e ndeshjes.

“Për fat të mirë kjo nuk ishte java e fundit dhe pavarësisht mundësisë së humbur, do të synojmë pikë në takimet e mbetura. Një skuadër, për të synuar suksesin, duhet të jetë e balancuar dhe jo të kalojë në aventurë. Edhe sot u munduam të siguroheshim mbrapa dhe më pas të kërkonim golin, por nuk ia dolëm të shënojmë. Mendoj se mungesa e Plakut, që është kapiteni dhe golashënuesi ynë kryesor, na penalizoi mjaft. Jo vetëm për të shtyrë topin në rrjetë, por edhe për t’i dhënë moral skuadrës”, tha trajneri i Kamzës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?