Ahmataj: S’na dalin llogaritë, shkojmë për fitore në Shkodër
Kamza do të luajë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesën në Shkodër. Trajneri Julian Ahmataj nuk kërkon të gjejë alibi te mungesa e fatit, por vlerëson lojën në rritje të ekipit të tij.
“Fati është pjesë e futbollit. Normalisht kemi zhvilluar 2 ndeshje të mira. Kemi krijuar shumë raste në ndeshje me tension të lartë dhe kjo ka bërë që skuadra të luajë në ekuilibër. Sulmi është pika që kemi ngulmuar pasi e dimë që ekipi pëson gol dhe fakti që arrijmë të shënojmë na jep frymëmarrje. Lojtarët janë profesionistë dhe kemi një grup simpatik.
Asnjë ndeshje nuk luhet për barazim apo humbje por gjithçka luhet vetëm për fitore dhe ky objektiv më ka ndjekur gjithë jetën.
Plaku? Shpresoj që ta kem të gatshëm por ka një tërheqje dhe më duket e pamundur të luajë edhe pse po bën përpjekje maksimale.
Nuk bëj llogari pasi në futboll nuk dalin. Para 3 javësh flisnim ndryshe, pasi në Korçë nuk morëm pikë dhe kemi rrezikuar që disa ndeshje t’i humbnim apo disa t’i fitonim. Ndeshja e radhës është ndaj Vllaznisë dhe atë ndeshje synojmë fitore”, u shpreh Ahmataj.
Kamza ka vetëm 2 pikë më shumë se Vllaznia dhe sfida ndaj kuqebluve mund të konsiderohet si një finale mbijetese.
KOHA JONË SONDAZH

