Ajdareviç: Panuçi i di vlerat e mia, shpresoj të grumbullohem sërish në kombëtare

Astrit Ajdareviç hyri ditën e djeshme si zëvendësues në ndeshjen që AEK zhvilloi në Europa League kundër Dinamos së Kievit, teksa gjeti rrugën e rrjetës vetëm pas 30 sekondash. Mesfushorit shqiptar  në një intervistë për “Supersport” ka shprehur komentet e para pas kësaj ndeshje.

“Kam pasur një dëmtim të vogël, kam zhvilluar vetëm një stërvitje. Luajta 10 minuta, nuk kisha kohë që të tregoja edhe aq shumë, por arrita të shënoja gol. Është kënaqësi të ndihmoj ekipin dhe veten time. I kemi shanset e mira. Jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i mirë, luajmë futboll dhe kemi lojtarë me cilësi individuale. Kjo është fazë me eliminim, nuk kemi kohë të trembemi, por vetëm të shkojmë për fitore në Kiev.

Kombëtarja? Trajneri Panuçi e di kush jam, e di çfarë kam bërë në takimin e parë në Turqi. Nëse do ti nevojitet një lojtar me cilësitë e mia do të më thërrasë. Mund të jap shumë për Kombëtaren, unë e pres dhe shpresoj. Pastaj varet si luaj edhe me AEK-un, nëse luaj nëse jam i rëndësishëm atëherë do të më grumbullojë edhe Kombëtarja. Megjithatë ka kohë deri në mars, edhe pse unë shpresoj që do të jem në listën e trajnerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shorti i Kupës së Kombeve? Të gjitha ndeshjet janë të vështirat, nuk ka më përballje të lehta. Megjithatë ne e dimë që Shqipëria ka skuadër të mirë. Nuk i njoh edhe aq mirë Izraelin dhe Skocinë, por normalisht edhe ato luajnë futboll të mirë. Këto vite që kam për të luajtur futboll do ti jap për Kombëtaren time dhe për shtetin tim, ndërsa dëshira ime më e madhe është të shkojmë në kampionatin Botëror”, është shprehur Ajdareviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?