Aksidenti në Baku/ Red Bull “i shpallë” fajtorë, Ricciardo e Verstappen: Nuk duhet të ndodhte

Asnjë makinë Red Bull nuk arriti të mbyllë garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.

Kur po kronometrohej xhiro e 33-të, dy pilotët e saj Daniel Ricciardo e Max Verstappen u përplasën me njëri-tjetrin.

Një kontakt i paevitueshëm, duke qenë se edhe disa herë më parë makinat ishin fërkuar mes tyre në pistë gjatë garës, duke treguar se rivaliteti mes dy pilotëve të makinës austriake është i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy pilotët janë fajtorë dhe kanë ndihmuar që kjo përplasje të ndodhë, pasi manovra e tyre në pistë ka qenë e rrezikshme dhe e vonuar”,-tha Chris Horner, shefi i Red Bull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka rëndësi se si ndodhi, pasi kjo është një gjë negative për skuadrën. Nuk duhej të ndodhte. Edhe më parë kemi patur rivalitet, por nuk duhej që puna të shkonte deri te përplasja, pasi ekipi punon fort për të fituar dhe jo për t’u përplasur me njëri-tjetrin”,-tha Verstappen.

Ndërsa Riccardo tha:

Një situatë e keqe, pasi skuadra na lë të duelojmë me njëri-tjetrin dhe në këtë garë u prekën disa herë. Nuk gjykoj asgjë, pasi këtë gjë e bëjnë të tjetër, por i kërkoj ndjesë skuadres, pasi ajo që bëmë nuk ishte aspak një gjë e mirë”,-u shpreh Ricciardo.

Ricciardo and Verstappen Explain Baku Crash | 2018 Azerbaijan Grand Prix

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?