FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e Mziut për ndeshje të paracaktuara, reagon FSHF

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është bërë protagonist javët e fundit në Kategorinë Superiore pasi ka deklaruar se  ndeshjet Teuta-Laçi dhe Vllaznia-Laçi janë të paracaktuara në favor të ekipeve vendase.

Në fakt të dyja ndeshjet janë fituar nga Teuta dhe Vllaznia përkatësisht, fakt që i ka dhënë të drejtë Mziut, ndërsa sot ka reaguar zyrtarisht edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një komunikatë të shpërndarë në faqen zyrtare të FSHF-së, ftohet kryebashiaku i Kamzës, që të bashkëpunojë me Federatën dhe të çojë çdo informacion që disponon dhe që mund të provojë paracaktimin e këtyre ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja deklarata e plotë e FSHF-së:

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?