Akuzat e rënda, reagon Manchester City: Jemi të surprizuar, kemi zbatuar rregullat

Akuzat në adresë të Manchester City nga hetuesit e Premier League janë disa dhe çështja ka shkuar në zyrën e komisionit të pavarur që do të marrë një vendim në lidhje me shkeljet e pretenduara të “fair play financiar”. Klubi i sheikëve nga Lindja e Mesme reagon nëpërmjet një deklarate për shtyp:

“Manchester City është i surprizuar nga vendimi i Premier League për ta akuzuar në lidhje me shkeljen e rregullave. Ne kemi dhënë informacion të detajuar sa herë është kërkuar dhe i gjithë materiali vërteton lëvizjet tona konform rregullave të Premier League”.

Në vijim të komunikatës, City thekson se mirëpret hetimin e çështjes deri në fund dhe do të presë me qetësi vendimin e komisionit të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se rezulton fajtor, Manchester City mund të humbasë dhe tituj e fituar që prej vitit 2008 kur grupi “Abu Dhabi United Group” mori drejtimin e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?