Akuzat për trukime, reagon Luftëtari: U sulën si hijena
Klubi i Luftëtarit ka reaguar për herë të parë pas akuzave për trukim të ndeshjes ndaj Ventspils. Përmes një deklarate për shtyp, klubi i jep një përgjigje edhe Dejvi Bregut, që ndihej i lehtësuar që nuk kishte luajtur të enjten.
“Deklaratë
Klubi i Futbollit Luftëtari ka ndjekur me interes dhe shqetesim ato ç’ka kane shkruar mediat duke aluduar per trukime, tolerime apo rezultate te paracaktuara. Luftëtari nuk është bërë kurrë pjesë e pazareve apo fiksimeve. Në këtë moment delikat te skuadrës e cila nuk përmbushi pritshmëritë në debutimin e saj europian, të gjithë u sulën si hiena mbi të gjithë ata që deri pak ditë më parë ishin heronj.
Kjo është mosmirënjohja e vërtetë ndaj një skuadre që dështoi në një aventurë të paprovuar më parë. Për sa i perket çështjeve teknike është stafi teknik ai që vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat ose paguan për dështimet. Per sa i përket atyre që aludojne per trukime dhe fshihen pas profileve false ne rrjete sociale Luftetari i fton qe te pakten te falenderojne per arritjen e skuadres ne nivele te larta ne nje kohe kaq te shkurter. Nese do analizojme humbjen te mos harrojme qe ne ndeshjen e pare skuadra kishte mungesa titullaresh dhe nje arbitrim skndaloz qe mohoi gola dhe penallti per skuadren tone. Per kete klubi ka reaguar me nje note proteste te derguar ne UEFA. Te gjithe atyre qe mezi presin deshtimin e skuadres per te gjetur fajtoret, i ftojme te kene durim sepse Luftetari eshte ndertuar dhe destinuar per te qene fitues.
Faleminderit”
KOHA JONË SONDAZH

