Alarm te Real Madridi, Bellingham nuk stërvitet para derbit me Atleticon

Alarm te Real Madridi për shkak se ylli i momentit, Jude Bellingham nuk u stërvit sot para ndeshjes kundër Atletico Madridit. Sipas asaj që raporton Marca , anglezi ka pësuar probleme me stomakun dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën e sotme.

Megjithatë, stafi mjekësor i Los Blancos ka siguruar se nesër do të rikthehet me grupin dhe pritet që të jetë gati për derbin në Metropolitano të dielën.

Gjithsesi Ancelotti në këtë ndeshje nuk do të ketë Daniel Carvajal dhe Lucas Vazquez. Lajmi i mirë vjen nga Vinicius dhe Arda Guler, të dy janë rikthyer pjesërisht në stërvitje me shokët e ekipit dhe madje mund të thirren dhe që në ndeshjen ndaj Atleticos. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?