Albi Alla e nis me gol aventurën në Kinë, e krahasojnë me Pique (VIDEO)

Albi Alla që në fillim të kampionatit bëhet protagonist në Kinë. Mbrojtësi shqiptar jo vetëm që bëri një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje në fitoren e ekipit të tij Shaanxi Changan 3-0 ndaj Qingdao Huanghai por gjithashtu mundi të shënojë dhe një nga golat në këtë sukses duke kontribuar jo pak në fitoren e parë në kampionat të të tijve në javën e dytë.

Skuadra e tij e dominoi takimin që në fillim dhe pasi e mbylli pjesën e parë në avantazh sigurinë e rezultatit ja dha Alla, që ndoqi një aksion në qendër të zonës dhe pas një fluturimi në zonë me kokë mundi të shënojë golin e 2-0 me trajnerin që festoi si i çmendur në stol.

Paraqitjet e Allës janë vlerësuar dhe nga shtypi kinez që e ka krahasuar lojën e 26-vjeçarit me atë të yllit të Barcelonës, Gerard Pique.

SHKARKO APP