Alcantara kërkon të transferohet te Barcelona, por Bayerni nuk e lë të lirë
Thiago Alcantara kërkon të largohet nga Bayern Munich për të nisur një aventurë të re në Spanjë me fanelën e Barcelonës. Mesfushori ka arritur një marrëveshje paraprake me skuadrën katalanasit, që e konsiderojnë si zëvendësuesin ideal të Iniestës, por problem është shuma e lartë që kërkon skuadra bavareze, 70 milionë euro.
Barcelona është shprehur se është e gatshme të paguajë deri në 50 milionë euro për lojtarin 27-vjeçar, por diferenca është shumë e madhe, ndaj dhe në mes ka hyrë vetë lojtari, që ka kërkuar nga Bayern të ulë pretendimet financiare.
Alcantara ka realizuar 12 gola në 96 ndeshjen me kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që më parë ka veshur fanellën e Barcelonës (7 gola në 68 ndeshje).
KOHA JONË SONDAZH

