Alegri: Benatia? Pas Realit kemi folur shumë, mjaft më!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka folur në prag të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Krotones, një ndeshje që ai e cilëson më të rëndësishme se ajo me Napolin në fundjavë. Strategu italian ka komentuar sërish eliminimin nga Championsi javën e kaluar.

“Nata e Madridit e bëri Bufonin më të mirë, i dha më shumë adrenalinë. Kampionët jetojnë momente e net të mëdha, edhe momente tensioni. Është normale që Bajern dhe Real Madrid, në këtë moment janë dy favoritët, por nga këto të dy do të përparojë vetëm njëri. Pra, finalja do të jetë e ndryshme me të gjitha të tjerat.

Benatia? Ta gjykosh nuk është e thjeshtë. Kemi kaluar një javë të mbushur me zhvillime. Ne duhet të jemi të heshtur dhe të mbajmë një profil të ulët. Kemi dy trofe për të arritur, të cilët janë “scudetto” dhe Kupa e Italisë. Mes dy ndeshjeve të kësaj jave më e rëndësishmja është ajo ndaj Krotone. Ata janë duke bërë mirë, në shtëpi janë shumë të vështirë, kanë gjashtë pikë më shumë se sezonin e kaluar. Duhet të jemi të durueshëm e vëmendshëm, për të shkuar me +6 pikë ndaj Napolit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?