Alegri: Biseda me Taliaventon? Ishte komedi e gjatë, nuk jap “OK” për shitjen e Dibalës

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri është shfaqur i qetë në prag të ndeshjes ndaj Bolonjës, ndërkohë që nuk ka harruar që të komentojë dhe bisedën që pati me gjyqtarin e katër Taliavento në fundin e ndeshjes ndaj Interit.

“Më ka mërzitur, relativisht, ka imazhe që kanë konfirmuar një episod që nuk ekziston. Në Itali pëlqejmë të bëjmë ndonjë komedi të vogël, por kjo ishte një javë komedie e gjatë. Ne duhet të rimarrim forcën që kemi humbur. Në 4 ndeshjet e fundit kemi pësuar 6 gola, shumë prej tyre nga topa joaktivë. Ne kemi pasur 18 ndeshje pa pësuar asnjë gol, tani entuziazmi ka vlerë, por më shumë duhet të jemi të kujdesshëm. Detajet llogariten dhe ne kemi paguar tashmë mjaftueshëm: penalltia në Madrid ka lindur nga hutimet tona në rastin e një faulli anësor.

Dibala te Bajerni? Unë nuk do të jap OK për një shitje të mundshme, por këto janë vendime të përbashkëta me klubin. Unë mendoj se Paulo ka pasur një sezon të rëndësishëm dhe ka kufij për t’u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm në botë, por kjo varet nga ai dhe nga dëshira e tij për të sakrifikuar veten çdo ditë, si për të gjithë të tjerët. Mendoj se dëshiron t’i japë Juventusit shumë më tepër, duke filluar nga këto ndeshje. Pastaj, të flasim për merkaton që tani, kjo nuk ka kuptim”, tha Masimiliano Alegri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?