FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alegri dhe Arteta, dy kandidatët kryesor për t’i zënë vendin Vengerit

Masimiliano Alegri dhe Mikel Arteta janë dy kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit në sezonin e ardhshëm, pasi Arsen Venger do të largohet në fund të këtij sezoni. Trajneri i Juventusit mbetet kryesuesi i listës për trajner të topçinjve, teksa bisedimet e planifikuara pritet të nisin javët e ardhshme. Strategu është gati për të nisur një aventurë të re në Londër.

Ndërkohë që Alegri mbetet zgjedhja e preferuar e shumicës së bordit drejtues të Arsenalit, ish-kapiteni i “topçinjve”, Mikel Arteta, është gjithashtu një ndër kandidatët më potencial. Arteta ka qenë ndihmës-trajner i Pep Guardiolës te Siti, dhe shihet si njeriu i duhur që mund të pasojë Venger në krye të Arsenalit.

Një tjetër emër në listën e ngushtë është ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, i cili ka marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesin e londinezve, Raul Sanllehi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?