FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alegri: Dibala dhe Bufon e nisin nga stoli në derbi, Mandzukiç nuk luan!

Juventus pas barazimit zhgënjyes në Champions ndaj Totenhemit që ka trazuar ambientin, do të luajë sfidën e radhës në kampionat, e cila nuk është e zakonshme kur përballë është Torino. Trajneri Masimiliano Alegri duke folur në konferencë për shtyp para këtij dueli ka konfirmuar rikthimin e Dibalës, por dhe lënien në stol të Bufon.

“Është një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi të zotët për të përfituar nga episodet pasi skuadra e Maxarrit nuk pëson shumë. Ne duhet të marrim maksimumin nga kjo sfidë, për të qëndruar në garë për titullin. Mandzukiç nuk do të luajë, pasi ka temperaturë, ndërsa Bernardeski nuk është në maksimum, por e kemi në dispozicion. Mund të konfirmoj rikthimin e Dybalës, por jo si titullar, ndoshta për 30 minuta. Ashtu siç e kishim programuar, Bufon do të pushojë në derbi, teksa në portë do të luajë Shezni”, tha Allegri në konferencën për shtyp.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?