Alegri i “pa ngopur”: Duhet entuziazëm për të fituar Kupën!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri nuk ka të ngopur me trofe te Juventusi. Strategu i bardhezinjve, kërkon që të fitojë edhe Kupën e Italisë ndaj Milanit nesër në mbrëmje, pasi e ka fituar thuajse titullin e 7-të radhazi.

Tekniku livornez do të bëhej trajneri i parë në 5 ligat kryesore të Europës që fiton kampionatin dhe Kupën për 4 sezone radhazi, një rekord absolut ky. Me kampionatin në xhep (vetëm matematika nuk e lejon të festojë) ajo e kësaj të mërkure ndaj Milanit është ndeshja më e rëndësishme nga ato që i kanë mbetur në këtë sezon Juves dhe bardhezinjtë do të japin gjithçka për të fituar.

“Duhet ta luajmë me shumë entuziazëm këtë ndeshje sepse në dy sfidat e fundit kemi hasur vështirësi. Përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë. Gatuzo është një i apasionuar pas futbollit dhe një njeri shumë kokëfortë. Nuk është e lehtë të ulesh në stolin e Milanit pas eksperiencave të ndryshme. Megjithatë Milani që nga momenti që drejtimin e ka marrë Rino, ka arritur rezultate të rëndësishme. Gatuzo është treguar shumë i zoti.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Në fund të sezonit bashkë me drejtuesit do të ulem në një tryezë dhe do të programojmë të ardhmen. Për momentin duhet të çojmë në shtëpi dy trofetë kampionatin dhe Kupën e Italisë”, ka thënë Alegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?