Alegri mbron Bufon: E lehtë ta gjykosh nga divani, arbitri bëri si në “Monopoli”
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri kërkon që të harrojë skualifikimin në Champions ndaj Realit, por ai nuk mundi që ‘i shmangej pyetjes për reagimin e Bufon pas episodit të penalltisë.
“Ta gjykosh nga jashtë është gjithmonë e thjeshtë. Xhixhi ka qenë një shembull për 20 vite si brenda dhe jashtë fushave. Nëse reagon ashtu për një situatë të komplikuar, kur duheshin edhe 30 sekonda nga fundi, mund të bëhen reagime të tillë.
Për arbitrin nuk do të them asgjë, pasi për 90 minuta arbitroi shumë mirë, por më pas si në ‘Monopoli’ ka të papritura, atij i ndodhi pas minutës së 90. E vlerësoi keq kohën shtesë, pasi nuk pati zëvendësime dhe nuk duhet të jepeshin 3 minuta shtesë”, u shpreh Alegri.
KOHA JONË SONDAZH

