Alegri: Ndeshje vendimtare? Po, por për Napolin!
Pas barazimit zhgënjyes ndaj Krotones, Juventus kërkon të rigjejë suksesin në kampionat në super ndeshjen ndaj Napolit. Strategu italian është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke e kaluar presionin te kundërshtarët, të cilët sipas tij luajnë ndeshje vendimtare.
“Ne jemi mirë, tani fillojmë një mini-kampionat prej pesë ndeshjesh. Jemi katër pikë përpara dhe ndaj Napolit do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, por jo vendimtare. Juventusi po bën një kampionat të rëndësishëm, edhe Napoli po bën po aq mir.
Ne e dimë se do të përballemi me formacionin, që ka dhënë çdo gjë në këtë kampionat. Për ata do të jetë një lojë vendimtare. Në këtë ndeshje varet fati i sezonit për Napolin. Është e jashtëzakonshme, si kjo skuadër ka bërë hapa të mëdhenj në vitet e fundit. Napoli është bërë realitet në Itali dhe në Europë.
Nesër është një mundësi për t’i vënë duart të titulli, por na duhet të përballemi, veç Napolit, edhe me Romën e Interin, pa harruar Milanin në finalen e Kupës së Italisë. Ky është një fund i bukur sezoni, të cilin duam ta luajmë me qetësi.
Dibala është mirë, unë nuk e kuptoj pse duhet të ndjehem keq. Ai ka luajtur të mërkurën ndaj Krotones dhe është i gatshëm për nesër. Pjanic është shëruar. Përveç De Shilio dhe Sturaro, të tjerët janë të gjithë mirë. Nesër në mëngjes, kur të zgjohem, do të vendos për formacionin”, tha strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

