FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alegri: Po zhvillojmë një sezon të jashtëzakonshëm, nuk ndalemi …

Masimiliano Alegri është shfaqur shumë i qetë pas suksesit të katërt radhazi në Kupën e Italisë, pasi dje në mbrëmje fituan 4-0 ndaj Milanit në Romë.

“Ky është trofeu i parë sezonal. Djemtë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, e merituam fitoren. E merituan këtë takim, me gjithë respektin për Milanin që luajti mriz në 45 minutat e para. Ky grup dallohet për vlerat teknike dhe morale. Duhet ky trofe si dhuratë për ta, pas gjithë atyre kënaqësive të arritura për fansat dhe klubin.

Nuk ndalemi kur luajmë seriozisht. Ky grup tregoi se është i madh. Duhet shumë qetësi. Në pjesën e parë, Milani na mbylli gjithë hapësirat pastaj gjetëm zona pasimi dhe aftësitë teknike dolën në pah. Tani të festojmë këtë trofe, më pas të marrim edhe titullin kampion për ta mbyllur një sezon që edhe këtë vit rezultoi shumë bukur”, u shpreh Alegri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?