Alegri tregon sekretet e përmbysjes: Kualifikim i merituar, Asamoah i nënvlerësuar

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri është shprehur shumë i lumtur pas kualifikimit të skuadrës së tij, teksa ka sqaruar dhe zëvendësimet që përmbysën ndeshjen.

“Dua t’i bëj komplimente të gjithëve. Djemtë po bëjnë gjëra të mëdha në vitet e fundit. Duke parë dhe rezultatin e ndeshjes së parë mund të them se ishte një kualifikim i merituar. Kishim përballë një skuadër fantastike, që ka shumë kualitet, pro skuadra bëri një përmbysje të madhe. Higuain luajti pas vetëm dy ditë stërvitjesh, kishim shumë mungesa.

Hyrja e Asamoas dhe Lishtajner? Doja që të ndryshoja ndeshjen. Asamoah është i nënvlerësuar, Lishtajner bëri mjaft mirë, në momentin që ndeshja ishte e bllokuar. Mbrojtëm në mënyrën e duhur, edhe pse në aksionin e shtyllës ishte pozicion jashtë loje. Matuidin e nxora sepse e pash në vështirësi”, tha Alegri për Premium Sport. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?