Alexander Arnold, njihuni me statistikat e “mjeshtrit” të krosimeve

Të gjithë e mbajnë mend paraqitjen e jashtëzakonshme të Liverpoolit ndaj Barcelonës duke siguruar një vend në finalen e Champions League. Një mbrëmje e paharrueshme për Trent-Alexander Arnold, i cili dy asist gjenial për shokët e skuadrës, i dyti ishte për t’u vendosu në kornizë pasi befasoi mbrojtjen e katalanasve në golin e katërt.

Kjo nuk ishte ndeshja e vetme ku mbrojtësi i Liverpoolit bën një paraqitje spektakolare, pasi këtë sezon la qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Europë.  Mes kampionatit dhe Championsit, numri 66-të i “The Reds” ka dhënë gjatë këtij sezoni plotë 15 asist, teksa së bashku me shokun e tij të ekipit Robertson, i kanë dhënë një ndihmë të madhe ekipit të tyre.

Por ka edhe një statistikë mjaft mbresëlënëse: Alexander-Arnold është lojtari më i mirë i Liverpoolit për asistime, krosime, topa të kapur, shanse të krijuara dhe pasime në zonën e kundërshtarëve gjatë këtij sezoni në Champions League. Me pak fjalë, shumica e lojës më të rëndësishme të ekipit të Klopp, kalon nga këmbët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga statistikat e sezonit të tij (kampionat dhe Premier League) në fazën e ndërtimit të aksioneve:

Swiss Digital Mobile Reklama

43.7 pasime të kompletuara / 90 min (saktësia 73.9%)

1.65 krosime / 90 min (32.5%)

1.33 driblime / 90 min (69.4%)

Një sezon i jashtëzakonshëm, që për Alexander-Arnold mund të jetë thjeshtë si një trampolinë drejt një karrierë të madhe në Europë. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?