FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aliji: Kam një shans të madh, ja çfarë më ka kërkuar Panuçi

Naser Aliji për shumë vite ka qëndruar nën hijen e Ansi Agollit, por me mos grumbullimin e kapitenit është një mundësi e mirë që duhet shfrytëzuar. Në konferencën e radhës për shtyp mbrojtësi ka folur para miqësores me Norvegjinë.

Ansi Agolli nuk është grumbulluar, mendoni se ka ardhur momenti yt?

Një shans shumë i madh për mua, sepse Ansi nuk është grumbulluar. Shpresoj që të jem pjesë e formacionit jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në vazhdimësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa të ka ndihmuar Panuçi në karrierën tuaj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Më ka ndihmuar shumë dhe dua ta falënderoj. Nuk është normale që të grumbullojë një lojtar pa ekip. Ka qenë një mundësi e mirë për të treguar veten dhe për të gjetur ekipin e ri. Më ka kërkuar të jem i gatshëm dhe të bëj stërvitje çdo ditë për të qenë mirë fizikisht. Nuk doja të rrija pa ekip, tani jam në Serinë B me Virtus Entellan dhe duhet të tregoj veten.

A je gati për vendin e titullarit?

Unë jam në formë shumë të mirë dhe në fund vendos trajneri për formacionin. Nuk dua të zëvendësoj Ansin, sepse jemi pak ndryshe. Unë dua të jem Aliji. Ansi ka vite në skuadër dhe është një person shumë pozitiv.

Sa ndryshon Panuçi nga De Biasi?

Trajnerët italiane kanë pak a shumë të njëjtin taktikë. Kanë ndryshuar gjëra të vogla, por jo shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?