Allegri: Dybala çështje e mbyllur, ja formacioni ndaj Sassuolos

Në konferencën për shtyp, në vigjilje të ndeshjes ndaj Sassuolos, një ndër temat më të nxehta që preku ishte Paulo Dybala.

“Ai ka një përgjegjësi të rëndësishme, ka numrin 10 te Juventusi dhe në mungesë të Chiellinit ka bërë rolin e kapitenit. Dybala ka kërkuar falje, ka bërë një paraqitje jo shumë konstante, por ka kuptuar përgjegjësit. Kjo është mbyllur.

Formacioni: “Jemi në një pozicion shumë të mirë, në fundjavë do të rikthehet edhe Chiellini dhe Bonucci. Mund të luajnë Caceres, Rugani dhee Alex Sandro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dybala? Në balotazh me Bernardeschin. Khedira mund të luajë, do të varet se kush luan mes Bernardeschit dhe Dybala-s. Jam i lumtur për kondicionin fizik të ekipit që është rritur. Matuidi është mirë, në portë do të rikthehet Sczcesny”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fazën e 1/8-ve, në Champions League, Allegri nuk kërkon të shpërqendrohet. “Kemi një kampionat për të fituar, kur të nisë Championsi, do të mendojmë për të. Duhet të përqendrohemi te objektivi primar që është kampionati. Duhet të fillojmë që të kthehemi ekip në fazën defensive”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?