FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Fitojmë ndaj Sportingut dhe kualifikohemi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson tek një fitore mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Sporting Lisbonas.

Në një deklaratë për mediat, Allegri tha se fitorja do ta kualifikonte “Zonjën e Vjetër” në raundin tjetër ndërsa theksoi se edhe barazimi është një rezultat i mirë, shkruan “Football-Italia.

“Kualifikimi nesër do të ishte një dhuratë për tifozët, veten dhe të gjithë. Është një lojë ku duhet të dalim me një rezultat pozitiv, një fitore do të na kualifikojë përfundimisht, një barazim na çon përpara. Ata janë një ekip i ashpër që mbrojnë shumë mirë dhe që luajnë ndryshe në shtëpi. Ata ia bënë të vështirë Barcelonës dhe fitorja për ne do të ishte një rezultat pozitiv. Ne duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, me përulësi dhe vëmendje, si dhe menaxhimin e mirë të lojërave. Skuadra duhet të qëndrojë e qetë derisa të përfundojë ndeshja”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që sot në orën 20:45 Sportingu do të luajë shanset e fundit të kualifikimit në fazën tjetër të Champions Leagues. / Oldi Mele

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?